Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zhvilluar një takim blic në prokurorinë e Elbasanit në orët e vona të ditës së mërkurë.
Në takimin e drejtorit Nano me drejtuesin e Prokurorisë Elbasan Kreshnik Ajazi, është diskutuar për luftën ndaj grupeve kriminale, luftën ndaj kultivimit të lëndëve narkotike por dhe shumë çështje të tjera që kërkojnë bashkëpunimin e organit te akuzes në këtë qark.
Mësohet se takimi ka pasur qëllim dhe forcimin e bashkëpunimit mes policisë së Elbasanit dhe Prokurorisë në këtë qark.
Elbasani është konsideruar një nga qytetet me nivel të lartë të kriminalitetit.