Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka zgjedhur të gëzojë disa fëmijë të pavionit të Pediatrisë në Spitalin e Elbasanit. Në këtë atmosferë festash ai sëbashku me stafin e tij shpërndau disa dhurata për fëmijët. Z. Adi Qose i uroi një vit sa më të shëndetshëm dhe të mbarë për të gjithë fëmijët.
Statusi i plotë:
Sëbashku me stafin e DRSHTRR Elbasan dhe sigurisht Babagjyshin ?? e festave menduam ti bënim një surprizë të gjithë bebeve dhe fëmijëve që ky fundvit i ka gjetur nën kujdesin e stafit të mrekullueshëm të pavionit të Pediatrisë në Spitalin e Elbasanit. Urojmë një vit sa më të shëndetshëm dhe të mbarë për të gjithë fëmijët të cilët nuk harruan të na falnin buzëqeshjet e tyre. ???