Drejtori i DROFPP ELBASAN z. Krenar Xhemali priti sot Kryetarin e Bashkisë dhe deputetin Spaho

Ditën e sotme Drejtori i DROFPP ELBASAN z. Krenar Xhemali priti Kryetarin e Bashkisë dhe deputetin Spaho. Z. Llatja dhe z. Spaho janë njohur me ambientet moderne të qendrës dhe punën e palodhur të instruktorëve për të formuar kursantët.

Çdo vit më shumë se 1 mijë praktikantë ndjekin programet e formimit profesional, ku certifikohen të profesione në ndryshme dhe shumë prej tyre kanë arritur të hapin sipërmarrjet e tyre duke u vetëpunësuar.

Gjithnjë e më shumë këto kurse profesionale po ndihmojnë kategori të ndryshme jo vetëm të fitojnë një profesion, por edhe të përfshihen sa më shpejt në tregun e punës