Drejtori i DPSHTRR-së Elbasan merr pjesë në Panairin e Mjeteve Elektrike në Londër: Eksperiencë e vlefshme…

Drejtori i DPSHTRR-së Elbasan z. Adi Qose mori pjesë në Panairin e Mjeteve Elektrike të zhvilluar në Londër. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Qose shpërndau eksperiencën e tij:

Eksperiencë shumë e vlefshme të merrja pjesë në Panairin e Mjeteve Elektrike të zhvilluar në Londër ku ishin të pranishme kompanitë më të njohura në fushën e automobilizmit botëror. ??️??

Ditë me shumë rëndësi, pasi gjatë diskutimeve me kolegë, shkëmbyem informacione mbi Auto Moto Park, investimin madhor të cilin e presim me padurim.

Shumë i lumtur teksa mora pjesë dhe kuptova që Automotive Fair Albania që u zhvillua pak kohë më parë në Tiranë nga Blendi Gonxhja dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ishte në njejtin nivel me aktivitetin e zhvilluar nga kolegë e homologë jashtë kufijve.?- shkruan Qose në Facebook.