Mbajtja e dorezave mund të mos i mbrojë njerëzit nga COVID-19 sepse u jep një ndjesi të gabuar sigurie, ka paralajmëruar një ekspert. Dr Allison Bartlett, një specialist sëmundjesh infektive në University of Chicago, shprehet se ato nuk ofrojnë asgjë për sa i përket sigurisë. Drejtorë të OBSH thonë se larja e shpeshtë e duarëve është mënyra më e mirë për të ndaluar përhapjen e virusit.
Por shumë njerëz, të cilët janë në ankth për shkak të virusit, i përdorin dorezat në një mënyrë të ngjashme me maskat. Kjo është e pakuptimtë sipas Dr. Bartlett, pasi virusi mund të mbijetojë në doreza.