Donaldi nis pushimet pas ndarjes me Beatrix/ Ja me kë është arratisur aktori i humorit

Pas ndarjes me Beatrix Ramosajn dhe fshirjes së gjitha postimeve që kishte në profilin e tij me këngëtaren, Donald Veshaj ka vendosur të “arratiset” jashtë Shqipërisë.

Aktori i humorit ndodhet momentalisht në Dusseldorf, në Gjermani me vëllain e tij binjak Romeon. Ai ka postuar një foto në “InstaStoryn” e tij ku ndodhet dhe krahë të aktorit të njohur Blerim Destani.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme, Donaldit iu ofrua nga vëllai i madh një paketë udhëtimi në shtatë vende të botës ku mesa duket aktori ka vendosur të mos shkojë.

Në profilin e tij ai ka publikuar një video ku tregon se udhëtimet do t’i dhurohen 7 çifteve por me një kusht, për tu përzgjedhur, miqtë e tyre duhet të lenë komentet tek videoja e aktorit dhe të japin një arsye të fortë përse i meritojnë ato pushime dhe më pas do të përzgjidhen.