Aktori Donald Veshaj ka bërë një deklaratë të pazakontë ditën e sotme mbi lidhjen e tij me moderatoren Bora Zemani. Teksa ishte duke biseduar me Meridianin ai i rrëfeu se kur kishte marrë vesh historitë e saj kishte menduar me vete se çfarë donte ai të bënte me të.
“Për historinë që kam patur, kur kam marrë vesh historitë që ka patur kam thënë uau, nuk e di pse e pashë veten me atë”, tha Donaldi ndër të tjera.
Përsa i përket qartësimit të lidhjes së tij brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj, ai u shpreh se i vjen “ta hajë fare”, teksa gjatë javës pati luhatje mes tyre dhe refuzime të puthjeve e përkëdheljeve pas hyrjes së Romeos në shtëpi.