Vëllai i 35-vjeçares Nevila Pjetri ka mohuar raportimet e mediave italiane se e motra punonte si prositutë. Ai rrëfeu se e ndjera gjatë ditës bënte punët e shtëpisë dhe kujdesej për vajzën e bashkëshortit, ndërsa pas orës 18:00 punonte në kamping.
Dritan Pjetri u shpreh në emisionin “Me zemër të hapur” se ajo i ndihmonte shumë ekonomikisht, duke i mbuluar shpenzimet e djalit të sëmurë, si edhe ato të varrimit të prindërve të tyre.
Ai tha se biseda e fundit mes tyre ishte mbrëmjen e së premtes “ku qeshën gjatë gjithë natës”, ndërsa të nesërmen në mëngjes Nevila Pjetri nuk ia hapi më telefonin.
Sipas asaj që i tha bashkëshorti i viktimës, 35-vjeçarja kishte dalë për të takuar një shoqe dhe su kthye më, ndërsa theksoi se “ajo shoqërohej me vajza të mira, jo të këqija”
Dritan Pjetri: “Gjithë ditën punonte në shtëpi, në orën 18:00 shkonte në kamping. Na ndihmonte ekonomikisht. Punonte atje, kur vdiq mami Nevila erdhi, ajo tjetra s’erdhi, tha s’kam dokumente. Motra shumë keq e ka përjetuar, foli me mua dhe me tha që jam keq. Ajo më ka dërguar djalin e sëmurë në spital, që të shërohej.
S’është e vërtetë që punonte si prostitutë. Kam shkuar në Itali, e kam takuar atje, mbaja kontakte.
E përjetova shumë keq edhe herën e parë kur i etiketuan motrat e mia kështu, por s’është e vërtetë. Gënjejnë. Motra tjetër jeton në Milano. E pyeta në mëngjes atë ditë Leonardon më tha që kishte ikur në darkë dhe s’ishte kthyer, ajo i kishte thënë që do dilte me një shoqe. I ka pasur shoqe të mira jo të këqija. Nuk dyshoj tek asgjë, se di pse ka ndodhur kjo vrasja.
Ka ndihmuar gjithë njerëzit, atje dhe në Shqipëri, s’kishte pse ti kishte bërë njeri keq. Të premten në darkë komunikova me të, më kishte thënë që do vinte në Shqipëri, do merrte burrin, do i dërgonte në plazh. Atë natë kemi qeshur gjithë natën, e marr të shtunën në mëngjes, nuk i shkonte zilja. Pastaj mora lajmin. Flinte deri në drekë se bënte punë shtëpie, mbante dhe vajzën e bashkëshortit.”