Doktori i njohur i Elbasanit ka diçka për të gjithë ne: Për të gjithë ju “legena” që ….

Shqipëria ashtu si e gjithë bota është duke kaluar një krizë të vërtetë shëndëtësore për shkak të Pandemisë Covid-19. Ajo çka duhet theksuar është se ata që janë të parët që përballen me këtë virus janë mjekët dhe jo vetëm mjekët e spitaleve Covid. Çdo pacient i dyshuar fillimisht do të ekzaminohet nga mjeku i lagjes, i fshatit, i Spitalit Rajonal dhe Bashkiak. Pra të gjithë këta mjekë janë të ŗrezikuar njëlloj si mjekët e spitaleve Covid.

Doktori i njohur nga Elbasani Sajmir Xhemali, ka reaguar me një postim në facebook ndaj baltës që hidhet herë pas here ndaj mjekëve, të cilët çdo ditë sakrifikojnë veten dhe familjen e tyre për të përmbushur misionin për të cilin janë betuar.

Postimi i plotë:

Per te gjithe ju “legena” qe keni mbajtur neper goje mjeket, eshte e vertete qe pyll pa derra nuk ka. Edhe ne kemi “derrat” tane por duhet ta dini qe mjeket neper Shqiperi jane si pylli qe eshte prere pa kriter dhe eshte rralluar si floket e qerosit. Normalisht ne nje pyll te rralluar “derrat” duken me te shumte.

Por dijeni, se po mos ishin mjeket e afte e te ndergjegjshem shqiptar, keta qe ngelen ketu e jo Ata  qe moren rruget e botes katastrofa do ishte edhe me e madhe.

Vendi yne nuk ka aftesi te medha ekonomike.

Ne fillim strategjia mjeksore u mbeshtet mbi “ALO, ALO 127”

nje menyre karagjoze dhe katastrofale e ndjekjes se semundjes. E megjithate ishte armata e mjekeve qe duke u vetmohuar, duke ŗrezikuar familjaret e tyre nuk lejuan qe njerezit te “vďisnin” si bien gjethet nga pema ne vjeshte.

E ne kete “lufte” humben te afermit e tyre.

Ndruan edhe vete  jete. U bene heronj te heshtur te diteve te sotme.

Per te gjithe ju “legena”  fatkeqsisht  e  keqja e madhe nuk ka mbaruar akoma.

Na mbeshtetni qe ta fitojme kete beteje me ndihmen e Allahut Xh.Sh.