“Do vazhdojmë kështu deri në fund të luftës”/ Balla: Ndihma ushqimore për 10 122 familje në nevojë në qarkun e Elbasanit

10 122 familje e individë në nevojë në qarkun e Elbasanit janë ndihmuar me ndihma ushqimore.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, duke pasqyruar punën e zhvilluar në kuadër të operacionit humanitar për ti ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, pensionistëve të vetmuar…etj, nënvizon se ky operacion do të vijojë dhe në javët në vazhdim.

“Në qarkun e Elbasanit: 10.122 familje/ individë shumë në nevojë dhe pensionistë të vetmuar janë ndihmuar me paketa ushqimore deri sot në mesditë. Gjithashtu në bazë të kërkesave 472 pako me mallra të tjera joushqimore si dhe janë dërguar në shtëpi 1067 pako me barna sipas recetave përkatëse mjekësore”,- thekson Balla.

“Do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, papushim deri në fund të luftës”,- përfundon Balla.