Do të përdorej për ngjarje kriminale, gjendet një automjet i vjedhur në Elbasan.

Policia e Elbasanit ka gjetur dhe sekuestruar një mjet që dyshohej se përdorej në ngjarje kriminale.

Mjeti tip “Ford Fiesta ” ishte denoncuar i vjedhur më datë 15.12.2023, nga pronari i tij, B. R.

Mjeti ka qenë i parkuar në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”. Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të identifikuar autorin/ët e vjedhjes si dhe për të provuar ligjërisht qëllimin e përdorimit të këtij automjeti

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.