Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë në konferencë për media për t’i komunikuar qytetarëve planin e masave për festat e fundvitit dhe për situatën aktuale.
Rakacolli: Niveli i masave që janë në fuqi është i përshtatshëm për ta kontrolluar këtë situatë. Pra do të mbeten të njëjtat masa që kemi në fuqi. Por prania e Omicronit në botë bën të domosdoshëm respektimin e masave që nuk po respektohet në nivelin e kërkuar.
Po infektohen më shumë të pavaksinuarit. Kjo bëhet e ndjeshme në kushtet e variantit Omicron në Shqipëri. Omicroni do t’i gjejë të gjithë të pavaksinuarit. Vaksinimi nuk është cështje personale.
Jemi në prag të festave të fundvitit. Këtë vit, rreth 50% e popullsisë mbi 60 vjec është e vaksinuar me të paktën një vaksinë, prandaj të jemi të përgjegjshëm për të respektuar standfardet dhe të përdorim maskat në të gjithë ambientet e rekomanduara.
Ora policore do të jetë e njëjtë, 23:00, me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve. Ora policore ka të bëjë me persona që duan të kalojnë vitin e ri së bashku, jo me organizimin.
Më 4 janar, të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve e qendrave tregtare do të paraqesin certifikatat e vaksinimit ose dëshmitë e shërimit.