Teknologjia avancon dhe sa i takon Covid-19 ajo po arrin majat, megjithëse ende nuk është krijuar një ilaç imun ndaj infektimit. Vaksinat kanë ndihmuar në një farë mënyre, por nuk e kanë eleminuar tërësisht sëmundjen.
Një media në Itali, shkruan se duke ecur me këto ritme, nuk do të jetë e largët dita, kur nën lëkurën tonë të na vendosen mikroçipë, të cilat do të shërbejnë për të kontrolluar gjendjen tonë shëndetësore dhe problemet e tjera.
Shumë janë skeptikë, por mediat në Itali thonë se nuk do të jetë larg dita që një gjë e tillë do të bëhet realitet. Ky mikroçip mund të zbulojë shumë kohë përpara se personi që e posedon nën lëkurë është duke u infektuar me Covid-19 dhe shpejt do i shfaqen shenjat e para. Kjo risi teknologjike është zbuluar nga shkencëtarët e Pentagonit, e sipas tyre, në jo më pak se 5 minuta, mund të marrim çdo informacion në
“Me anë të kësaj teknologjie ne mund të marrim informacione mbi ecurinë e virusit në organizëm në më pak se 5 minuta. Është si një sensor, që vendoset poshtë lëkurës sonë dhe na tregon se si këto infeksione depërtojnë në trup. Duke qenë se sot ne ata na detyrojnë të vaksinohemi e të marrim të ashtuquajturën pasaportën e gjelbër të vaksinimit, me të njëjtën parim, mund të na imponojnë që të vendosim një mikroçip në lëkurë”, është shprehur mjeku infeksionist Matt Hepburn.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.