Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka pezulluar nga detyra policen më të famshme në Shqipëri, e cila çuditërisht dje iu sul mediave dhe qytetarëve që kërkonin llogari në lidhje me ekzékutimin në mes të qytetit të Madrit Ulqinakut nga një 18-vjeçar i aṙmatosur.
Anista Kostani, e bërë e njohur kryesisht si kujdestare e një gjarpri dhe për komentet fyese dhe kërcënimet ndaj gazetarëve është vënë nën një hetim të thelluar nga AMP. Gazetarja Xhensila Kodra bëri me dije për abcnews.al se AMP kishte nisur një hetim të thelluar ndaj nënkomisares Kostani dhe ajo do të jetë e pezulluar deri në përfundimin e hetimit.
Çfarë tha nënkomisarja e famshme?
Nënkomisarja e Policisë në Elbasan, Anisa Kostani ka vijuar me komentet ofenduese ndaj gazetarëve, të cilët sipas saj nuk shohin sukseset e bluve të këtij qyteti. Gjithçka nisi pas raportimit të mediave në lidhje me vrαsjen e Madrit Ulqinakut në Elbasan nga 18-vjeçari Horgito Peqini, i cili nuk është kapur ende nga policia.
Kostani ka bërë një postim mjaft fyes për punonjësit e medias në rrjetet sociale duke i cilësuar ata si njerëz të degjeneruar dhe se i kishin marrë provimet përmes favoreve të tjera ndaj “profesorëve Don Zhuanë”, ndërkohë që në komente me një miken e saj shfryn tërësisht imagjinatën duke kërcënuar madje.
Në komunikim e sipër me mikeshën e saj të quajtur “Alda”, Nënkomisarja thotë se gazetarët mund të përfundojnë nën rrotat e makinave, ndërkohë që më poshtë e prish edhe më tepër gojën.