Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim online me disa prej aplikantëve të nismës “Gati për Shqipërinë”, ku u njoh me idetë e secilit prej tyre. Në mesin e aplikantëve ishte edhe një vajzë, e cila jetonte në Britani dhe punonte si këshilltare me temë mbi esktremizmin e dhunshëm dhe çështjen e sigurimit të Ballkanit Perëndimot.
Rama pasi dëgjoi prezantimin e vajzës i kërkoi asaj që të bënte një takim direkte me shefin e tij të kabinetit.
Aplikantja: Kam 18 vite që punoj në Britani, kam baruar Barchelor në Shkenca Politike dhe master shkencor në Sigurinë Ndërkombëtare, tani punoj si ekspert këshillues. Tema ime është mbi ekstremizmin e dhunshëm dhe çështja e sigurisë së Ballkanit. Gjithmonë kam pasur dëshirë që të punoj në Shqipëri ndaj dhe projeketet i kam bërë gjithmonë në Ballkan.
Rama: Do bësh një takim me drejtoren time të kabinetit direkt meqë je këtu në Tiranë. Që të shohim mos të të lëmë të ikësh ndoshta. Dakord!
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.