Tashme beqari me i njohur shqiptar eshte nje princ modern qe po rremben zemrat e shume vajzave dhe eshte prezantuar nga Alketa Vejsiu ne emisionin “Love story”. Saimir Kasemi eshte djaloshi simpatik qe vjen nga Gjermania e do te gjeje nuse shqiptare ne emisionin televiziv ku i fton 18 vajzat qe te dalin ne takime romantike me te.
Nje ish futbollist dhe nje biznesmen qe jeton mes Gjermanise e Shqiperise si financier dhe sipermarres me shume biznese, Saimiri po ndjek mesa duket keshillen e te emes per te gjetur nje nuse shqiptare por do te beje kete ne sy te botes.
Gjatë klipit prezantues, folën për këtë vendim të tij dy prindërit dhe motra më e vogël, e cila i këshilloi vajzat që ta kenë kujdes vëllain, edhe pse në fillim nuk ishte dakord që ai të merrte pjesë në një format të tillë.
Ndërkohë, e ëma, një bionde shume terheqese, u shpreh se edhe pse djali jetonte i vetëm, ajo sërish nuk rrinte pa i gatuar kekun e tij të preferuar apo pa i bërë gati valixhen kur ai nisej për një udhëtim, si ky i fundit në Tiranë, ku misioni i tij është të gjejë gruan e jetës.
Nga ana tjetër, babai, të cilin Saimiri e cilësoi modelin e tij, u shpreh se me të birin janë më shumë si shokë sesa si babë e bir. Por edhe pse nga produksioni nuk u përmend fakti që Saimiri është djali i dy prindërve të divorcuar, në klipin e transmetuar në ekran, ra në sy që intervistat prindërit e tij i dhanë të ndarë dhe nga ambiente të ndryshme.
Megjithate Saimiri si tip, konsiderohet një person i thjeshtë, i shkolluar, kavalier, me shpirt të ndjeshëm dhe empatik. Duket se është eksplorator i realiteteve të reja, dhe i ka rënë përqark botës si edhe e adhuron sportin. Ai ka lënë pas krahëve disa histori dashurie, por beson fort te dashuria e vërtetë.
Familja beson se djali mund te kthehet ne shtepi me nje vajze shqiptare edhe pse ne emision ka filluar te kete debate mes vajzave