Moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj ka publikuar ditën e sotme në profilin e saj në ‘Instagram’ një foto me një dedikim mjaft prekës, edhe pse sot për të duhet të ishte një ditë e veçantë për pasi feston 33-vjetorin e lindjes. Në postimin e saj, Rudina ka shkruar se ditëlindjen do të kalojë në spital, pasi atje është i shtruar babai i saj.
“Ditëlindja ime sot do jetë tek dera e spitalit, duke të të thënë “Te dua Ba” je i vetmi njeri që kam adhuruar gjithmonë! Të dua shumë,” shkruan Rudina në postim, teksa ka publikuar disa foto me të atin.

ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.