Aksident në aksin rrugor Elbasan – Librazhd. Dalin pamjet (Video)

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, ne afërsi të fshatit Labinot. Si pasojë e aksidentit dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje mendohet se shkak është bërë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë. Fatmiriësisht raportohen vetëm dëme materiale dhe asnjë person nuk është lënduar rëndë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

https://www.youtube.com/watch?fbclid=IwAR3sTUVRyYa1tdwoF2xB2OA5pRzFCcaV6leTFQhq2PIR2fAHe2Uv2PC47qM&v=czba42Qi3Xc&feature=youtu.be