Dita ndryshe në Qendrën Balashe Elbasan, ja si e festuan të moshuarat 8 Marsin (Foto)

Qendra sociale Balashe e cila prej kohësh u vjen në ndihmë personave ne nevojë në qytetin e Elbasanit sot me rastin e festës së gruas ka surprizuar të moshuarat që ndodhen në këtë familje të madhe sic edhe ato vetë e quajne. Gjithcka sot aty ishte e larmishme e mëngjesi nisi ndryshe nga cdo ditë tjetër. Me muzikë valle dhe ushqime të përgatitura posacërisht për to edhe me lule shumëngjyrëshe të mundësuara nga “NOE FLOWERS”.

“Festa e gruas, është në stinën e pranverës, sepse të gjitha ju, jeni të bukura si kjo stine ? Gezuar 8 marsin, pranvere paçi gjithmone ne jetet tuaja ?”- shkruhet nw faqen e rrjetit social facebook.

Përgjegjesja e qendres Liljana Alla tregon më tepër rreth iniciativës që ndërmorën këtë ditë për të lumturuar të moshuarit. Sipas saj ata kujdesen cdo ditë që ata të mos ndihen të vetmuar apo të braktisur.