8 Prilli Dita Ndërkombëtare Rome
Që nga miratimi i Planit Vendor për Integrimin e Minoriteteve Rome dhe Egjiptiane 2019-2022 disa vite më parë, Bashkia Elbasan ka kushtuar më shumë energji dhe burime për të siguruar që njerëzit nga të gjitha grupet etnike në të gjithë Bashkinë #Elbasan të kenë një mjedis ku të mësojnë, zhvillohen dhe përdorin gjuhën e tyre amtare.
Kësaj i ka shërbyer edhe Programi Romacted i financuar nga Këshilli i Evropës, i cili po zbatohet prej 4 vitesh, ku po ndihmon ndjeshëm fuqizimin e komunitetit dhe demokracisë lokale nëpërmjet pjesmarrjes së romëve.
Zëvendëskryetari Artur Guni mori pjesë në aktivitetin ndërgjegjësues kushtuar 8 Prillit për të theksuar punën dhe përpjekjet e Bashkisë Elbasan për integrimin e këtij komuniteti në shoqëri.