Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me departamentin e gjuhësisë në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ka organizuar me rastin e festimeve për Ditën e Verës, ekspozitën “Elbasani i viteve 1916-1918”.
Përmes kësaj ekspozite me foto të rralla nga Arkivi i Vjenës (mundësuar nga Arkivi Digjital i Elbasanit), studentë, profesorë, studiues dhe qytetarë të Elbasanit, kanë mundësinë të njohin në terësi, kontributin që qytetarët Austro-Hungarezë kanë dhënë në fushën e arsimit, infrastrukturës, kulturës dhe ekonomisë, gjatë qendrimit të tyre në Elbasan.