Mbrëmjen e djeshme është djegur mjeti tip “Range Rover”, në pronësi të shtetasit M.A.në Elbasan.
Nga informacionet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan bëhet e ditur se mjeti ishte i parkuar në rrugë pranë banesës dhe si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht.
Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental. Grupi hetimor vijon punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.