Dhunoi nënën e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan e arrestuan në flagrancë F. Ç.

DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin F. Ç., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Q. M., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi ushtronte në mënyrë të kundërligjshme aktivitetin në fushën e mobilierisë dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.