DVP Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. T., 59 vjeç, banues në Librazhd, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.
— Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 19 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas, në fshatin Xhyrë, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë një shtetase të mitur, banuese në fshatin Xhyrë, Elbasan, e cila pasi mori mjekim në spitalin e Librazhdit u largua në banesën e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.