Sadat Fejza është vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka dhùnuar të shoqen. Pasi fotografia dhe të dhënat e tij u bënë publike nga organet e rendit, Fejza ka thënë se e tëra ka ndodhur pas mosmarrëveshjeve që ka pasur me gruan e tij.
Për dhùnën që dyshohet se e ka ushtruar ndaj gruas së tij, ai habiti teksa tha se nuk i ka bërë asgjë vetëm “dy-tri shuplaka”. Fejza deklaroi se nuk quhet dhùnim nëse gruaja është e kurorëzuar.
“Kush e dhùnon gruan e kurorëzume, këtë mbane mend. Para një jave ka ndodhë disa mosmarrëveshje, ja kom jep nashta nja dy tri shuplaka, jo më shumë. Edhe dikush e ka lajmëru Policinë. Mu shumë më njohin, kom qenë drejtor i televizionit Dardania”, tha ai.
Ai tregoi se ky rast ka ndodhur më 9 gusht në fshatin Mogillë komuna Kllokot.
“Duhet me sqaru këtë lajm. Unë në Kosovë jom. Fjala dhùnim është shumë e madhe. Unë jom në bashkbisedim edhe me Policinë. Gruaja është dërguar në qendrën sociale”, shtoi ai.