Dhuna ndaj grave mbetet një problem shqetësues, ku raporti më i fundit tregon se shifrat janë më alarmante në qarkun e Elbasanit dhe të Fierit.
Koordinatorja e Forumit të Gruas, Dhoksi Gjoka, në Elbasan shprehet se gjatë kësaj periudhe janë rreth 400 raste ku është kërkuar shërbim mbështetës.
Një tjetër tregues shqetësues është edhe rritja e rasteve të divorcit.
“Grupsmoshat janë 30 vjeç e poshtë, brezat kanë mentalitete të ndryshe, dhe femrat e kësaj grupmoshe edhe për zënkë të rëndomte shkojnë e referojnë si dhunë psikologjike”, thotë avokati Ervis Goxhaj.
Megjithatë, një nga shërbimet më të domosdoshme për këto gra mbetet ndihma ligjore, pasi shumë prej tyre përballen me vështirësi ekonomike dhe nuk kanë mundësi të përballojnë kostot e proceseve gjyqësore.
“Duhet të ketë institucione te caktuara për të strehuar viktimat”, thotë avokati.
Sipas zyrës së Forumit të Gruas, një nga arsyet e rritjes së raportimit të rasteve është ndërgjegjësimi më i madh i grave ndaj dhunës./vizionplus.tv
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.