Elbasani është përfshirë nga kaosi dhe dhuna e qytetarëve. Këtë fakt e ka vënë në dukje policia e këtij qarku.
Akuzat ndaj tyre janë të ndryshme, duke filluar nga drejtimi i automjetit në gjendje të dehur deri tek dëmtimi më gurë i banesës së fqinjt.
Njoftimi i policisë Elbasan
Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 7 të tjerë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. P., 43 vjeç, banues në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimit referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:
–N. D., 22 vjeç, K. D., 19 vjeç, I. D., 52 vjeç dhe I. M., 21 vjeç, banues në fshatin Tërvol e Madhe, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, pasi për motive të dobëta, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike dhe kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte dhe me sende të forta;
-A. B., 17 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, pasi dyshohet se ka dëmtuar xhamin e një autobusi;
-K. B., 51 vjeç, banues në fshatin Shtërmen, Cërrik, pasi për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta (gurë), xhamin e banesës së shtetasit D. M.;
-G. B., 41 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Nje koment
Pingback: 1punctual