Ndonjëherë nervat nuk pyesin për vendin apo momentin.
Duhej që dasma të ishte dita më e lumtur e jetës për një çift të ri, por nuk ndodh kështu për këtë djalosh.
Dhëndri në video shfaqet gjatë gjithë kohës i acaruar dhe reagon me nervozizëm ndaj gjithçkaje dhe kujtdo që e rrethon.
Gjithçka filloi kur ai nuk pranoi shakatë e të ftuarve ndërsa priste tortën e dasmës. Ai u nevrikos dhe me një mik që e kishte pranë, të cilit ia rrëmbeu shishen e shampanjës dhe ia theu në tokë.
Videoja është shpërndarë me shpejtësi në internet dhe bëri xhiron e botës.