DETAJET/ Të shtënat në Elbasan, momenti kur shoqërohet një person

Qyteti i Elbasanit është tronditur mbrëmjen e sotme nga të shtëna me armë zjarri. ABC mëson se ngjarja ka ndodhur në zonën pranë stacionit të Trenit në qytetin e Elbasanit.

Deri më tani nuk raportohet për viktima. ABC ka siguruar pamjet e momentit kur një person shoqërohet nga forcat “Shqiponja”.

Burime për ABC raportojnë se të shtënat janë shënuar në biznesin “Kafe Agimi” në Elbasan.

Forca të shumta sigurie kanë rrethuar zonën. /abcnews.al/