Një punonjës policie ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin Elbasan-Peqin, në fashatin Pajovë. “Panorama.al” mëson se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe 6 persona të tjerë, pasagjerë në dy mjetet e aksidentuara.
Po ashtu mësohet se viĸtimë e aksidentit ka mbetur, Ardjan Xhaja punonjës policie në bùrgun e Peqinit.
Personat e plagosur janë:
1-Adem Senja 53 vjeç
2-Nazmi Hysa 60 vjeç
3-Gezim Baku 60 vjeç
4-Marjus Hysa 30 vjeç
5-Kudret Hasa 27 vjeç
6-Maksim Ranxha 50 vjeç
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.