Detaje të reja nga i prekuri i sotëm me Covid 19 në Elbasan.

Qyteti i Elbasanit ka regjistruar një rast të ri me koronavirus. Bëhet e ditur se është infektuar me COVID-19 një qytetar i komunitetit rom. Ai ka qenë i shtruar në QSUT, ku mendohet të jetë i infektuar. Dita e sotme është dita me numrin rekord të të infektuarve në vend.

Burime për elbasaniplus bëjnë me dije se nga testimet kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 48 persona. Prej tyre janë: 24 Tirana, 8 Kruja, 4 Durrës, 1 Elbasan, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 3 Fieri dhe 1 Gjirokastër. 24 orët e fundit shënojnë edhe një rekord për rastet më të larta që janë regjistruar me covid-19 deri më tani në vend që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë që ditët e fundit kanë pasur një rritje të rasteve, me 31 raste, 42 apo 44.

Gjithashtu ditën e djeshme në Belsh kanë rezultuar pozitive me covid-19 nënë e bijë, 46 dhe 20 vjeç. Nënë e bijë dyshohet se janë infektuar në Tiranë. Ato kanë qenë në QSUT dhe dyshohet se e kanë marrë aty. Ndërkohë ato janë izoluar në banesë, po ashtu edhe shoferi që i ka dërguar në Tiranë. Ka nisur edhe dezinfektimi i zonës dhe banesës së tyre.