Policia e Elbasanit organizoi një dite me parë operacion ku u aṙestuan disa persona nën akuzën e fαlsifiķimit të parave. Sipas informacioneve, mes të aṙestuarve është edhe Rezart Kovaçi, ish prefekti i Elbasanit. Sipas njoftimit të policies: Shtatë persona, ndër ta një grua nga Librazhdi, janë aṙestuar nga Policia e Elbasanit pasi për disa muaj me radhë kanë hedhur në treg para të falsifikuara. Ata ishin nga Fieri, Librazhdi, Elbasani dhe Kruja ku pas një hetimi disamujor sot janë kapur nga policia
Ata janë: A.V, 50 vjeç, banues në Fier; B. M, 56 vjeç dhe I.H, 32 vjeçe, banuese në Librazhd; R.K, 48 vjeç, D.A, 20 vjeç dhe A.T, 30 vjeç, banues në Elbasan dhe I.Ç, 27 vjeç, banues në Krujë. Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.
Gjatë operacionit, atyre iu janë gjetur 158 mijë lekë shqiptare të falsi fikuara, 9 aparate celular edhe 2 automjete. Dosja e tyre i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan./gazeta standarde