Një 55-vjeçar që është arrestuar më pas nga policia ka goditur me thikë gruan në Elbasan. 46-vjeçarja Shkëlqime Kaliaj është dërguar në spital, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire”. Çifti janë prindër të dy vajzave dhe një djali. Sikurse raportohet, autori ishte në një situatë të rënduar psikologjike.
Gjatë konfliktit në familje, ka ndërhyrë fqinji, por Elmaz Kaliaj nuk e ka ka kursyer as atë. Enver Sula ka mbetur i plagosur, në përpjekjen e tij për të shpëtuar 46-vjeçaren.
Këtë të enjte, një tjetër konflikt la të plagosur një grua në Vlorë. Shtetasi me iniciale I.P. goditi me thikë ish-gruan e tij. 50-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërkohë që kanë nisur hetimet nga Prokuroria e Vlorës.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen “Dyle Haxhiri”, Elbasan, shtetasi E. K., 55 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. K., 50 vjeçe, si dhe fqinjin e tyre, shtetasin E. S., 64 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërhyrë për të ndaluar shtetasin E. K.
Të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit të menjëhershëm nga ana e Policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. K., në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel