Të pyetur nga policia e Elbasanit mjekët që asistuan në mjekimin e të shumëkërkuarit Nuredin Dumani kanë thënë se janë marrë në banesë nga një i njohur i përbashkët i Dumanit, ndaj nuk kanë pasur dijeni për të shkuarën e tij kriminale.
Për sa kohë kanë bërë betimin e Hipokratit nuk mund t’i mohonin kujdesin shëndetësor, si çdo qënie tjetër njerëzore.
Tri bluzat e bardha dhe 20-vjeçarja pritet të dalin nesër para gjykatës Elbasan, ku do t’u komunikohet masa e sigurisë.
Mjekuan Dumanin, arrestohen dy mjekë dhe një ndihmësmjek të Spitalit të Fierit
Gjate operacionit policore të koduar “Arratia”, i realizuar me datë 29.03.2022 u vunë në pranga shtetasit:
Nuredin Dumani
Henrik Hoxhaj
Mirjetë Hajdini
Julian Mala
Ermal Gjeci
Bledar Berdalli