Viti 2026 nisi me një dialog të drejtpërdrejtë mes përfaqësuesve të institucioneve dhe industrisë së sigurimeve, me fokus përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe rritjen e transparencës në treg.
Deputeti i Elbasanit, Adi Qose, së bashku me Kryetaren e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Milva Ekonomi, zhvilluan një takim me përfaqësues të kompanive të sigurimit për të diskutuar çështje që prekin drejtpërdrejt konsumatorët dhe bizneset.
“Qëllimi ynë është të ndërtojmë një treg sigurimesh që i shërben realisht qytetarëve – me cilësi, transparencë dhe besueshmëri. Vetëm përmes dialogut dhe politikave të përgjegjshme mund të garantojmë mbrojtjen e interesit të konsumatorit dhe afrimin me standardet europiane,” u shpreh deputeti Qose.

Gjatë takimit, palët u ndalën te përmirësimi i cilësisë së shërbimit, forcimi i rregullimit të tregut dhe rritja e besimit të publikut në një sektor me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të familjeve dhe bizneseve.
Angazhimi institucional, sipas deputetit të Elbasanit, mbetet ndërtimi i një tregu sigurimesh më të drejtë dhe më të rregulluar, në funksion të qytetarëve dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.