Friday , July 4 2025

Deputeti i Elbasanit, Florenc Spaho nuk harron mbështetësit: Do jua shpërblej…

Ka nisur sot legjislatura X e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Deputeti i Partisë Socialiste Florenc Spaho përmes një postimi në rrjetin social facebook në seancën e parë të kësaj legjislature ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e pakushtëzuar që ka marrë përgjatë këtij rrugëtimi dhe premton se do të angazhohet maksimalisht që të shpërblejë me përkushtim dhe punë të mira në këtë mandat.

??FALEMINDERIT, FALEMINDERIT, FALEMINDERIT

të gjithë qytetarëve të Elbasanit për besimin që më keni treguar !

Ju jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen e pakushtëzuar që më keni dhënë përgjatë këtij rrugëtimi , dhe angazhohem maksimalisht që tjua shpërblej me përkushtim dhe     punë të mira !❤️