Deputeti Florenc Spaho me kolegët dhe Kryetarin e Bashkisë Elbasan vizitojnë xhaminë e re të Ballies

Një ditë e veçantë ka qenë e sotma për besimtarët muslimanë dhe veçanërisht atyre të qytetit të Elbasanit.

Pas 55 vjetësh, që nga prishja e kësaj xhamie, rreth 4000 besimtarë nga Elbasani por jo vetëm kanë kryer riten e faljes në ditën e shenjtë atë të Kurban Bajramit.

Për këtë arsye figura të larta të shoqërisë dhe përfaqësues politike kanë uruar veçanërisht qytetarët e Elbasanit për këtë ditë të veçantë pasi ata kanë patur sot dy festa. Festën e Kurban Bajramit dhe atë të hapjes së xhamisë.

Mes figurave të njohura ka qenë edhe deputeti i qarkut të Elbasanit, i cili me rastin e kësaj dite të veçantë ka uruar besimtarët e Elbasanit për këtë ditë të veçantë.

Postimi i plotë:

Gëzuar Kurban Bajramin! ?

Ju uroj shëndet, mbarësi, begati në çdo familje Shqiptare!

Festat le të shërbejnë si një moment reflektimi për më shumë solidaritet dhe bashkëpunim midis njeri -tjetrit !

Uroj që sot të sundojë gëzimi, hareja dhe lumturia !

Gjithashtu z. Spaho pasi ka kryer ritin e faljes së namazit të Bajramit, sëbashku me kolegët deputetë dhe Kryetarin e Bashkisë ka vizituar ambientet e kësaj xhamie madhështore.

? Një ditë feste sot për të gjithë besimtarët mysliman me rastin e Kurban Bajramit, por akoma më e veçantë për besimtarët e Elbasanit! ✨

Xhamia Ballies hap dyert pas 55 vitesh për besmitarët por edhe për të gjithë qytetarët dhe  turistët që duan ta vizitojnë dhe të njihen nga afër me historinë dhe arkitekturën saj, sa moderne  aq edhe tradicionale!

Së bashku me kolegët deputet, Kryetarin e Bashkisë dhe ekipin politik përfaqësues te Elbasanit , vizituam xhaminë  dhe vizitat  e urimit në komunitetet fetare!