Deputeti Flamur Noka i bashkohet Boçit, vazhdojnë të ushtrojnë presion brenda qendrave të votimit

Deputeti Flamur Noka dhe kandidati Luçiano Boçi vazhdojnë të ushtrojnë presion brenda qendrave të votimit në kundërshtim me ligjin.

Rasti i ilustruar në fotografi i përket QV 2343, Shkolla Jeronim De Rada.

Kandidati Luçiano Boçi ka ushtruar presion ndaj votuesve dhe komisionerëve në qendrat e votimit, si dhe ndaj zgjedhësve në mjediset e qendrës së votimit Nr.2390/01 në Bradashesh. Ai ka hyrë brenda mjediseve në QV2369, QV2347 dhe QV2370/1 i shoqëruar nga një grup personash të paautorizuar mes të cilëve edhe me precedent penal.

Deputeti Flamur Noka ka ushtruar presion në QV 2307 në Universitetin Aleksandër Xhuvani.

KQV ka kërkuar ndihmën e policisë.

Top Channel