(Video) Depueti i Elbasanit z. Florenc Spaho largohet ne menyre demostrative kur merr fjalen perfaqesuesi i Rusisë.

Deputeti i Elbasanit z. Florenc Spaho është pjesë e delegacionit Shqiptar i cili po merr pjesë në punimet Asamblesë së 145 të Unionit Nderparlamentar.

Asambleja po zhvillohet në Kigali të Ruandës.

Sot gjate debatit ne sesion plenar, sipas nje vendimi te marre paraprakisht ne grupin 12+ te perfaqesuesve te Evropes u larguan ne menyre demonstrative nga salla, ne momentin qe fjalen e mori perfaqesuesi i Rusise.

Nje akt simbolik per denimin e agresionit rus ne Ukraine.

IPU është organizatë globale e parlamenteve kombëtare.  Ajo promovon qeverisjen demokratike, institucionet dhe vlerat, duke punuar me parlamentet dhe parlamentarët për të artikuluar dhe për t’iu përgjigjur nevojave dhe aspiratave të njerëzve. 

Unionit Nderparlamenta ka për qëllim paqen, demokracinë, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, fuqizimin e të rinjve, veprimin për klimën dhe zhvillimin e qëndrueshëm përmes dialogut politik, bashkëpunimit dhe veprimit parlamentar.