Denoncimi: Situatë katastrofike në Spitalin e Elbasanit anulohen operacionet.

N/Kryetari i Partisë Demokratike dhe kandidati për kryetar Bashkie në Elbasan z Luçiano Boçi ka bërë një denoncim në faqen e tij të facebook.
Sipas Boçit në Spitalin Rajonal të Elbasanit situata është katastrofike. Operacionet e planifikuara janë anuluar për shkak se mungojnë mjetet bazë.

Denoncimi i plotë:

SITUATË KATASTROFIKE NË SPITALIN E ELBASANIT

Nga sot në spitalin rajonal të Elbasanit janë pezulluar operacionet e të gjitha niveleve të planifikuara.
Rrezikohet madje dhe shërbimi i urgjencës.
Nuk ka materiale e mjete mjekësore deri dhe garza e lekoplast.
Situata ka degraduar sa njerëzit blejnë në farmaci dhe gjërat më elementare, siç është aparati i serumit që kushton vetëm 20 lekë.
Njerëzit janë të pashpresë!
Rama vazhdon shown e rradhës