Ditën e djeshme në faqen zyrtare të Partisë Demokratike Elbasan është publikuar një skandal ku pretendohet se punonjës të Bashkisë Elbasan helmojnë qentë e rrugës.
Denoncimi i plotë:
‼️Pamje të rënda‼️Kriminale‼️
🚨Shihni se si vrasin qentë punonjësit e Bashkisë Elbasan me urdhër të Gledian Llatja!
“Tre monstra qe vijne naten dhe helmojne 2 qen krejtesisht paqesor. Pamjet jane te renda.
Qenushet vrapojne drejt sallamit te helmuar. Pak minuta me pas te dy njekohesisht cohen ne kembe duke u lekundur. Bota po rrotullohet ne kembet e tyre.Dhimbja fillon te behet e padurueshme. Sistemi nervor kolapson dhe vdekja e ngadalte dhe e dhimbshme ka tashme 2 krijesa per te mar me vete” pershkrimi rrënqethës i një prej organizatave më serioze në mbrojtje të kafshëve!
👉Kush kujdeset për një kafshë e kupton çdo të thonë këto pamje të frikshme! Kjo është menyra që ka zgjedhur Gledian Llatja të pastroje Elbasanin nga kafshët e pambrojtura!
Menjëherë pas këtij denoncimi ka reaguar edhe Partia Socialiste e cila ka sqaruar se pamjet e publikuara nga PD ishin të vjetra dhe se Bashkia e Elbasanit e adreson çështjen e qenve endacakë në zbatim të detyrimeve ligjore dhe në bashkëpunim e konsultim me shoqatat për mbrojtjen e kafshëve.
Reagimi i plotë i PS Elbasan:
Të dëshpëruar në mungesën totale të alternativës për qytetarët, mëkëmbësit e “foltores” së Elbasanit kanë zgjedhur të zhyten me kokë e këmbë në arkiva interneti për të ricikluar video të publikuara më parë gjoja denoncuese ndaj Bashkisë për vrasje të qenve. Ka kohë tashmë që Bashkia e Elbasanit e adreson çështjen e qenve endacakë në zbatim të detyrimeve ligjore dhe në bashkëpunim e konsultim me shoqatat për mbrojtjen e kafshëve.
Videot e ricikluara me koment alla-babale, me “njësite guerile” që helmojnë me porosi të kryetarit qentë natën tregojnë mjerimin e “foltores” së Elbasanit. Siç kanë ricikluar ofertën politike janë të gatshëm të riciklojnë çdo akuzë qesharake.