Denaj me biznesin në Elbasan tregon edhe njëherë se sa punonjës kanë përfituar nga ndihma

“2,664 subjekte kanë përfituar nga kjo mbështetje në qytetin e Elbasanit për 7,274 punonjës. Në të gjithë vendin nga Paketa e Zgjeruar kanë përfituar 167,450 punonjës”. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, vazhdon turin e komunikimeve të drejtpërdrejta me biznesin. Nga Elbasani Denaj u njoh nga afër punonjës të një sektori privat i cili ka përfituar nga Paketa e zgjeruar e Qeverisë.

Kompania që Denaj vizitoi prodhon pjesë për sektorin automotiv. Edhe punonjësit e këtij biznesi kanë përfituar të gjithë nga paketa e qeverisë. Më tej, ai shtoi se “plani afatgjatë është që deri në 2025 të pesëfishohet. Këtë vit do të dyfishoheshin, para krizës. Tani thjeshtë do të garantojmë një rritje, 10-20 përqind në krahasim me vitin e kaluar. Ngadalësohemi,  por nuk bllokohemi

Në fakt ishin diku rreth 4 500 përfitues të paketës së parë dhe rreth 7200 janë përfitues të paketës së dytë në të gjithë Elbasanin. Kemi folur edhe më herët për të sjellë sa më shumë investitorë të huaj siç jeni ju dhe e gjithë pjesa e investimeve të huaja direkte të cilat në Shqipëri prej dy vitesh janë rritur, e kanë kaluar edhe në vlerë absolute nivelin e 1 billion eurove, duhet të shkojë edhe të segmentohet në industri që kanë jo vetëm rendiment në të ardhurat, por mbi të gjitha në punësim. Automotivi është në fakt industria më produktive”.