Aktorja e njohur Demi Moore është në qendër të vëmendjes në rrjet për shkak të ndryshimeve drastike që ka bërë në fytyrë. Fansat e kanë kritikuar jashtmase aktoren për ndërhyrjet estetike, pasi sipas tyre, ajo gati nuk njihet më tashmë.
Demi Moore ishte personazhi që u përzgjodh për të hapur sfilatën e një brandi të njohur në Paris, por kjo dalje publike i është kthyer kundër pikërisht për shkak të kritikave të fansave. Ndërkaq, Demi nuk ka bërë asnjë reagim në rrjete sociale përsa i përket kësaj teme.