Dëme në Elbasan prej reshjeve, rënie gurësh, inertesh e aluvionesh në disa akse

Elbasani edhe sot është zgjuar me shirat e dendur që kanë shkaktuar sërish dëme në disa akse. Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se momentalisht të gjitha akset nacionale e rurale janë të hapura e të kalueshme, por gjatë mbrëmjes ka pasur problem. Aksi Elbasan-Librazhd për rreth 1 orë gjatë natës ka qenë i bllokuar prej rënie të gurëve e interteve. E njëjta situatë edhe në Gramsh-Moglicë.

Rënie aluvionesh ka pasur në Cërrik-Gramsh dhe të dherave në Pishkash e Librzhd-Qafë Thanë. Po ashtu një urë në fshatin Qarrishtë është përmbytur, një local në Murrash është përmbytur gjithashtu nga lumi Shkumbin kurse në Orenje ka pasur defekte me energjinë elektrike.