Për herë të parë brenda 24 orëve, 5 qytetarë, 3 burra dhe 2 gra humbën jetën nga koronavirusi. Te Infektivi ndërruan jetë një 45 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64 vjeçar po nga Tirana dhe një 68 vjeçare nga Pogradeci. Ndërkohë që te Sanatoriumi humbën jetën një 45 vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 11 pacientë janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 564 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 104 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 60 raste në Tiranë, 9 në Fier, 8 në Krujë, 7 në Elbasan, nga 4 raste në Berat, Kukës, nga 2 raste në Korçë, Lezhë, Pogradec, Përmet, nga 1 rast në Shkodër, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos. Lajmi i mirë është që në 24 orët e fundit 85 qytetarë janë shëruar.
COVID-19 – Statistika (24 Korrik 2020)
Testime totale 37875
Raste pozitive 4570
Raste të shëruara 2608
Raste Aktive 1834
Humbje jete 128 (Qarku Tiranë 67, Shkodër 20, Durrës 18, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 962
Durrës 209
Shkodër 196
Vlorë 97
Lezhë 83
Korçë 66
Fier 58
Elbasan 49
Kukës 43
Berat 31
Gjirokastër 20
Dibër 20