Del para gjykatës në Elbasan ‘bosi’ turk i kriptovalutave

Ka mbërritur në gjykatën e Elbasanit shtetasi turk Faruk Fatih Ozër 28 vjecari do të njihet me masën e sigurisë ndërsa mësohet se prokuroria e përfaqësuar nga kryeprokurori Kreshnik Ajazi do të kërkojë caktimin e masës provizore të sigurimit personal shtrënguese “Arrest në burg”.

 Gjykatës i gatshëm mësohet se është Elis Dine. Ai u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, ndërsa ai ishte parë të qarkullonte edhe më vendin tonë.