Del emri i kandidatit për deputet të partisë së Jozefina Topallit në Elbasan (Emri, Foto)

Sapo është krijuar, megjithatë ka dalë emri i kandidatit për deputet të Partisë së re të Jozefina Topallit në Elbasan. Evald Serreqi është emri me të cilën do të përfaqësohet Lëvizja për Ndryshim në Elbasan. Z. Serreqi ka përfunduar Fakultetin e Informatikës dhe pse është i ri në moshë është një nga biznesmenët më të suksesshëm në fushën imobiliare dhe në ndërtim. Aktualisht është edhe pedagog në Universitetin e Elbasanit.

Lëvizja për Ndryshim nuk ka ende një kryetar në Elbasan, por ajo ka caktuar tashmë kandidatin për deputet që është z. Evald Serreqi.

Ish-deputetja Jozefina Topalli gjatë prezantimit të partisë së saj Lëvizja për Ndryshim, ku në përbërje do të ketë të rinj dhe profesorë të cilët nuk kanë qenë të angazhuar me asnjë parti politike më parë, është shprehur e vendosur se nuk do të qëndrojë më anash dhe as të heshtë përballë politikës së vjetër. Ajo ka deklaruar se ndaj lëvizjes së re që ajo ka krijuar ka pasur kërcênime, ndërsa shton se Rama, Basha dhe Meta sipas saj do të bëjnë gjithçka për të mbajtur monopolin politik, por ajo s’do ndalet përballë tyre.Infoelbasani.com