Dëborë dhe ngrica në Steblevë të Librazhdit/ Disa fshatra pa energji, rruga drejt Peshkopisë e kalueshme vetëm me zinxhirë

Reshjet e dëborës me intensitet në zonën e Steblevës së Librazhdit kanë vijuar gjatë gjithë natës. Sot në mëngjes, trashësia e dëborës ka kaluar 10 cm, ndërsa temperaturat janë regjistruar deri në -2°C.

Aksi nacional Librazhd–Peshkopi është i kalueshëm vetëm me zinxhirë dhe goma dimërore për shkak të pranisë së ngricave.

Disa fshatra të njësisë Steblevë, të cilët janë mbuluar nga dëbora, aktualisht ndodhen pa energji elektrike, pasi disa linja përcjellëse janë këputur për shkak të motit të keq.