Dëbora bllokon fshatrat në Elbasan/ Në Labinot Mal është e pamundur të kalohet (Foto)

Ditën e sotme dëbora ka zbardhur edhe malet e njësisë administrative Labinot-Mal te qytetit te Elbasanit.

Për shkak të dëborës, rrugët janë të bllokuara duke sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e makinave.

Përsa i përket energjisë elektrike ka probleme në disa zonë, sidomos zona malore në fshatrat e Librazhdit, Përrenjasit, Gramshit dhe Elbasanit.