Në ditën më të rëndësishme të tyren, dy të rinj nga Librazhdi kanë zgjedhur ta bëjnë të paharrueshme ceremoninë e kurorëzimit.
Kur të gjithë dasmorët prisnin që nusja të vinte me makinë luksoze, siç ndodh zakonisht në dasmat shqiptare, çifti u shfaq me helikopter.
Kjo surprizë emocionuese befasoi të pranishmit. Teksa zbritën nga helikopteri, çifti mbanin në krahë vajzën e tyre të vogël, ndërsa të tre ishin të veshur me të bardha.
Ata u pritën me duartrokitje dhe përqafime të ngrohta, ndërsa më pas filloi festa. Siç e do tradita, në dasmë nuk munguan këngëtarët shqiptarë, tupanët apo edhe veshjet popullore.